Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar Detar Karaburun – Sazan

Plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar Detar Karaburun – Sazan

Vlorë 13 Mars 2014;

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i mbulimit gjeografik dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare” mbështetur nga UNDP, zbatuar nga WWF në bashkëpunim me INCA-n, në zonën e Orikumit në Vlorë u zhvillua takimi i parë me aktorët për përgatitjen e planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar Detar Karaburun – Sazan. Në takim morën pjesë aktorë të ndryshëm të qeverisjes qendrore dhe vendore, OJQ të ndryshme vendore, akademikë nga Universiteti i Tiranës dhe Vlorës, përfaqësues të UNDP-së dhe grupeve të tjera të interesit.

Qëllimi i takimit ishte informimi i grupeve të interesit mbi dokumentin dhe procesin e zhvillimit të planit të menaxhimit, informimi i palëve të interesuara mbi strukturën dhe juridiksionin e ZMD Karaburun-Sazan, analizimi dhe identifikimi i vlerave natyrore, socio-ekonomike dhe kulturore për zhvillimin e zonë, si dhe krijimi i një vizioni për zhvillimin e zonës nëpërmjet metodave gjithëpërfshirëse.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: