Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Vlerësim për ecurinë e Rrjetit gjatë vitit të parë

Vlerësim për ecurinë e Rrjetit gjatë vitit të parë

Tiranë 4 Mars 2014;

Në kuadër të zbatimit të programit SENiOR-A, Ambasada Suedeze ka zhvilluar procesin e monitorimit të ecurisë së programit SENiOR-A. Përfaqësues të Ambasadës Suedeze së bashku me përfaqësues te REC Shqipëri, zhvilluan një vizite në zyrat e organizatës INCA-s së bashku me menaxherin dhe koordinatoren e këtij programi. Diskutimi ishte i fokusuar në aktivitetet kryesore që ka zhvilluar rrjeti gjatë vitit të parë të punës si dhe bashkëpunimin mes rrjeteve e cila erdhi edhe në formën e një sugjerimi nga përfaqësuesit e misionit. Në këtë drejtim INCA ka hedhur tashmë hapat e para të bashkëpunimit edhe me organizata të cilat mbështesin gratë dhe të rinjtë dhe vitin e ardhshëm rezultatet do të jenë me të dukshme.

Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës ka insistuar dhe investuar në drejtim të forcimit të bashkëpunimit, ndarjes së eksperiencës në rrjet dhe shtrirjes së veprimit në nivel lokal. Gjithashtu organizimi i ditëve të veçanta mjedisore me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të rrjetit të cilat përveç shtimit të vëmendjes dhe sensibilizimit për mbrojtjen e natyrës, kanë pasur si qëllim edhe promovimin e rrjetit. Një nga çështjet me të rëndësishme që u shtrua për diskutim, ishte edhe ajo nëse janë plotësuar pritshmëritë dhe kaluar sfidat për vitin e parë të punës në Rrjet. Për INCA-n dhe organizatat e tjera pjesëmarrëse në Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës kjo është një eksperiencë e re dhe koordinimi i veprimtarive të rrjetit duhet të thuhet që ishte i suksesshëm për vitin e parë. 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: