Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Fillon vlerësimi i vlerave dhe përfitimeve nga Parqet Kombëtare

Fillon vlerësimi i vlerave dhe përfitimeve nga Parqet Kombëtare

Tiranë, 21 Shkurt 2014;

Në kuadër të projektit Parqet e Harkut Dinarik, i cili zbatohet nga WWF dhe INCA, u zhvillua në ambientet e Qendrës së Informacionit të Parkut Kombëtar Dajt, takimi i parë për vlerësimin e përftimeve që vijnë nga kjo zonë e mbrojtur. Pjesëmarrës në këtë takim ishim përfaqësues të administratës së parkut, përfaqësues të pushtetit lokal, Ministrisë së Mjedisit, përfaqësues nga bota akademike si dhe përfaqësues të bizneseve të zonës.

Presioni mbi parqet kombëtare vazhdon të rritet pasi kërkesat për burime natyrore, tokë, ujë janë zgjeruar tej mase. Organizatat që punojnë në mbrojtje të mjedisit mundohen te mbledhin argumente bindëse që mbështesin menaxhimin dhe vazhdimësinë e respektimit të statusit të zonës së mbrojtur jo vetëm si ruajtëse te vlerave unike te natyrës por edhe si mbështetëse te zhvillimit tone socio-ekonomik.

Metodologjia për Vlerësimin e Përftimeve nga Zonat e Mbrojtura (IVPZM) është një metodë e zhvilluar nga WWF për identifikimin e përfitimeve të dukshme e të padukshme që vijnë nga zonat e mbrojtura dhe analizon më tej kush i merr këto përfitime. Duke zbatuar këtë metodologji, takimi për vlerësimin e përfitimeve nga Parku Kombëtar Dajti mblodhi të dhëna mbi përfitimet që vijnë nga larmia e biodiversitetit, nga përdorimi i ujit te basenit ujëmbledhës të këtij parku, të dhëna mbi përfitimet ekonomike të bizneseve dhe popullatës nga turizmi malor si dhe nga mbrojtja e drejtpërdrejtë që sigurohet kundër proceseve të erozionit dhe zbutjes së klimës.

Një javë më parë, projekti filloi punën në Parkun Kombëtar të Valbonës me përgatitjen e procesit të certifikimit të këtij parku nga Federata Evropiane Europark. Certifikimi ECST, apo thënë ndryshe, anëtarësimi në Kartën Evropiane të Turizmit të Qëndrueshëm është mjet i shkëlqyer për promovimin e turizmit te zonës që do të vendosë parkun Kombëtar të Valbonës në hartën e parqeve evropiane për t’u vizituar. Për të qenë anëtar i suksesshëm i rrjetit elite prej 400 parqesh të Federatës Europark duhet të plotësohen një sërë standardesh në menaxhimin e parkut te Valbonës. Përgatitja e një strategjie zhvillimi së bashku me grupet e interesit dhe ngritja e një forumi të përhershëm të turizmit të qëndrueshëm janë dy prej kritereve më të rëndësishme ne procesin e aplikimit për certifikim te cilat do te mbështeten nga projekti.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: