Zbuloni Thesaret e Jonit
- Broshura PDF: Shiko dokumentin
Vlorë, Korrik 2014
Në kuadër te projektit "Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare-Karaburun-Sazan, INCA në bashkepunim me Adriatic dhe SEEP (partneret lokal të projektit), gjatë këtij sezoni turistik në Gjirin e Vlorës ka zbatuar vitin e parë të Strategjisë së Komunikimit të hartuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi vlerat dhe potencialin e zhvillimit të aktiviteteve të qëndrushme turistike në Gjirin e Vlorës dhe veçanërisht në Zonen e Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan në një grup të gjërë aktorësh. Në këtë kuadër janë prodhuar disa fletëplasje me një hartë demostrative të aktiviteteve të mundshme të bazuara në natyre që turistët mund të zhvillojnë dhe është shpërndarë në aktorë dhe grupe të ndryshme interesi, duke dominuar tek turistët e vendas dhe të huaj, të cilët janë informuar mbi përmbajtjen e fleteplaosjeve.
Një risi e veçantë ishte edhe prodhimi i fletëve të tavolinave për tu vendosur nën pjatë në resotrante, të cilat janë shëprndarë në rreth 60 restorante/hotele përgjatë gjirit të Vlorës nga vullnetarët e organizatave SEEP dhe Adriatic.