Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Në perlën natyrore të  Sazan-Karaburunit

Në perlën natyrore të Sazan-Karaburunit

Vlorë 11 Korrik 2014

Në kuadër të projektit të WWF "Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare të Mesdheut-Shqipëri" i cili financohet nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet në gjendje kritike (Critical Ecosystem Partnership Fund) dhe është pjesë e një nisme rajonale (SEA-Med) që zbatohet në 8 Zona të Mbrojtura Detare, të Libisë, Tunizisë, Turqisë, Kroacisë, Algjerisë dhe Shqipërisë, u zhvillua një "Press Trip" me përfaqësues të medias shqiptare në Zonën e Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan.

Lundrimi 5-6 orësh u organizua nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Bashkia e Orikumit, në bashkëpunim më Agjencinë Kombëtare të Turizmit, në hapësirën detare të gjirit të Vlorës, me një grup gazetarësh të mediave të shkruara dhe atyre vizive të vendit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i vlerave të kësaj hapësire natyrore dhe ne mendojnë se kjo është edhe një nga mënyrat efektive për t’i paraprirë pritshmërive në këtë zonë, për zhvillimin e turizmit. Kjo edhe për faktin se, tashmë, hapësira detare në fjalë, përballet edhe me risqe që mund të çojnë në deformimin e vlerave të saj. Prandaj dhe lundrimi në hapësirën detare të gjirit të Vlorës, i tejkaloi dimensionet e një shetitjeje të zakonshme, apo të një njohjeje të thjeshtë të bukurive që ka skalitur natyra.

 

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: