Mblidhet Komiteti i Menaxhimit i Parkut Detar Karaburun-Sazan
Orikum 13 Qershor 2014
Në ambientet e Bashkisë Orikum u mbajt Komiteti i 4 Drejtues i Parkut Detar Karaburun-Sazan, i cili aktualisht është duke luajtur edhe rolin e Komitetit të Koordinimit të Projektit.
Në takim morën pjesë përfaqësus nga institucione të ndryshme në nivel lokal dhe qëndror si Kryetari i Bashkisë Orikum, Drejtoresha e Përgjithëshme UNDP, Përgjegjësi i Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Mjedisit, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, Përgjegjës i Sektorit Detar në zyrën e WWF MedPO, përfaqësues të Conservatoire du Littoral, OJQ lokale.
Nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) ishin të pranishëm Presidenti i Bordit, Z. Zamir Dedej, dhe Koordinatorja e Projektit SEA-Med, Znj. Marinela Mitro. Normalisht Komiteti mblidhet rregullisht çdo gjashtë muaj për të diskutuar dhe konsultuar në mënyrë shumë aktive çështjet e menaxhimit të ZMD. Çështja më e rëndësishme për diskutim në këtë takim ishte procesi i hartimit të planit të menaxhimit të ZMD për të cilin projekti UNDP ka kontraktuar WWF dhe hartimi i Planit të Menaxhimit Turistik i cili gjithashtu është në proces në kuadër të projektit “Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në ZMD Mesdhatare”.
Z.Giuseppe Di Carlo (Përgjegjës i Sektorit Detar në zyrën e WWF MedPO), ishte i pranishëm në këtë takim dhe parezantoj punën e bërë deri tani në të dy planet e menaxhimit në proces, në bashkëpunim me ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë si dhe hapat e ardhshëm dhe veprimet që duhet të ndërmerren për gjashtë muajt e ardhshëm. Të pranishmëve ju prezantuan përfundiemet e studimeve të zhvilluara për aktivitetet turistike të bazuara në natyrë, vlerësimi i sistemit të certifikimit në Shqipëri, zhvillimi i strategjisë së komunikimit, workshop të ndryshëm dhe aktivitetet trajnuese të zhvilluara, etj.