Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Kundër devijimit të Lumit Vjosa/Aoos

Kundër devijimit të Lumit Vjosa/Aoos

Vovoussa, Greqi, Gusht 2014

Në fshatin Vovoussa, Janinë, Greqi, i cili ndodhet pranë burimit të lumit Vjosa/Aoos në zemër të Parkut Kombëtar Pindos,  nga data 7 deri më 10 Gusht 2014, u zhvillua një aktivitet sensibilizues me temë “KUNDER DEVIJIMIT TE LUMIT VJOSA/AOOS” drejt Liqenit të Janinës. Në aktivitet merrnin pjesë banorët e zonës, përfaqësues bashive Konicë dhe Zagori, të WWF Greqi, të Pindos Perivallontiki dhe shoqatave të tjera mjedisore greke, specialistë dhe profesorë të universiteteve greke. Në këtë aktivitet ishte i ftuar edhe Kryetari i bashkisë Përmet Z. Gilbert Jaçe, Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës i përfaqesuar nga INCA dhe Shoqata Mjedisore “CAJUPI”.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte sensibilizimi dhe informimi i komuniteteve, si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri, mbi pasojat mjedisore, kulturore dhe social-ekonomike që mund të sjellë devijimi i Vjosës/Aoos. Në fshatin Vovoussa u zhvillua këto katër ditë edhe një eko-kamping, koncerte, performancë teatrale, kinema verore, dy eksopzita fotografike dhe mbrëmje me muzikë popullore tradicionale. Të gjitha këto aktivitete janë një dëshmi që lumi Vjosë/Aoos ka jetë dhe ne duhet ta mbrojmë atë. Në të ardhmen dy komunitetet e lumit Vjosë/Aoos, si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri, do të zhvillojnë aktivitete edhe më masive se ky për të ngritur edhe më fort zërin për mbrojtjen e jetës së tyre e cila është e lidhur drejt për drejt me lumin Vjosë/Aoos. 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: