Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Trashëgimia natyrore e Parkut  Kombëtar të  Butrintit...

Trashëgimia natyrore e Parkut Kombëtar të Butrintit...

Broshura PDF: Shiko dokumentin

Butrint, Sarandë - 27 Gusht 2014 - 

Trashëgimia natyrore e Parkut Kombëtar të Butrintit, një pasuri pak e njohur dhe anashkaluar nga paketat turistike.

Rrënojat arkeologjike të Butrintit njihen botërisht por pasuritë e vlerat natyrore të parkut janë lënë në harresë.

U organizua, në afërsi të Parkut Kombëtar të Butrintit, takimi i ekspertëve mjedisorë të projektit "Parqet Dinarike“ me 30 përfaqësuesit lokalë nga administrata pyjore, qeverisja qendrore, komunat, bizneset e turizmit, arkeologë, përfaqësues nga shoqëria civile që punon në mbështetje të mjedisit, studiues, anëtarë të shoqatave të gjuetisë dhe menaxhimit të ujërave. Takimi i sotëm për vlerësimin e përfitimeve përmes metodologjisë së WWF ka rëndësi të vecantë për njohjen e gjendjes aktuale në këtë park elitar të Shqipërisë.  

Kontributet e pjesëmarrësve ndihmuan në identifikimin e saktë të përfitimeve shumëplanëshe që vijnë nga larmia e jetës së egër në liqenin e Butrintit dhe veçanërisht Kanalit të Vivarit, shfrytëzimit të pasurive ujore për peshkimin dhe turizmin arkeologjik. Gërshetimi i vlerave arkelogjike me ato të momumenteve të natyrës së Parkut u cilesuan si trashëgimi unike që ndërton profilin e parkut të Butrintit. Ndërsa funksionimi i Komitetit të Menaxhimit të pasurive të parkut te Butrintit si dhe presioni i industrisë së turizmit për të ndërtuar më tej në zonën e Ksamilit u ngritën si problemet kryesore  nga pjesëmarrësit lokale.

Kryetari i Komunës Zarrë, z. Dhimitër Kote solli shembullin e mirë të kultivimit të kulturave bujqësorë në Komunën Zarre si ajo e mandarinës që nuk shkon ndesh me bimësinë autentike të parkut dhe plotëson nevojat e fermerëve. “ Ne po përpiqemi t’i ofrojme turistit vendas e të huaj që viziton parkun e Butrintit” – thote Kote - “jo vetëm histori e arkeologji por edhe ekoturizëm me ushqimet e zonës dhe prezantojme kulturën e njerëzve të saj”.

Ndërsa Genti Kromidha, ekspert i biodiversitetit në INCA ( Instituti per Ruajtjen e natyrës në Shqipëri) theksoi se “Zonat  e mbrojtura jane 16% te territorit te vendit dhe zona me rendesi kombetare. Nga një analizë paraprake e të dhënave të grumbulluara në 10 parqe kombëtare dalin në pah sektorët e ekonomisë kombëtare që përfitojnë më së shumti nga ekzistenca e zonave të mbrojtura. Përkthyer në përfitime të matshme në vlerë ekonomike apo jo, parqet kombëtare mbartin një vlere të veçantë në sektorë të ekonomisë si: zhvillimi i turizmit, furnizimi i popullatës me ujë të pijshem, sigurimi i energjisë përmes lëndës djegëse dhe mbështejtje për prodhimin blegtoral”.  

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: