Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Trashëgimia natyrore e Parkut Detar të Karaburun – Sazanit ...

Trashëgimia natyrore e Parkut Detar të Karaburun – Sazanit ...

Broshura PDF: Shiko dokumentin

Orikum, Vlorë – 28 Gusht 2014

Trashëgimia natyrore e Parkut Detar të Karaburun – Sazanit një pasuri unike për t'u eksploruar dhe ruajtur me kujdes nga brezat.                           

Orikumi ishte qyteti i rradhës ku ekspertet e projektit “Parqet Dinarike” takuan banorët, përfaqësuesit e biznesit të turizmit, qeverisë lokale, specialistë të ujërave dhe mbrojtjes së parkut, bletarë dhe peshkatare për të bërë vlerësimin e përfitimeve që i vijnë komunitetit nga Parku Kombetar detar i Karaburun-Sazanit. Takimi i sotem i eksperteve të WWF me grupet e interesit dhe bashkepunimi në vijimësi me banoret lokale, synon mbledhjen e të dhënave që do të ndihmojë institucionet qëndrore dhe vendore në krahasimin e informacioneve dhe përgjatë fazës së përgatitjes së planeve menaxhuese të parqeve.

Pjesëmarrësit ndihmuan në identifikimin e përfitimeve shumëplanëshe që vijnë nga larmia e jetës së egër në Parkun e Karaburun-Sazanit dhe shfrytëzimi i pasurive ujore për peshkimin,  nga turizmi bregdetar dhe ai i natyrës si dhe përfimet nga kullotat për blegtorinë. Turizmi eksplorues i natyrës së Karaburunit me shpellat mahnitese, gjiret e virgjëra, Orikun e vjetër dhe ai i sporteve të zhytjes janë vetëm në fillimet e tyre por kanë mundësi të shkëlqyera zhvillimi që do të pasurojë dhe diversifikojë paketën turistike të zones së Vlorës.

Takimi nxorri në pah edhe problemet kryesore që ndeshën në të vetmin park detar të vendit si: peshkimi ilegal me lendë plasese, shfrytëzimi extensiv nga disa biznese lokale të akuakulturës, funksionimi i dobet i Inspektoriatit të Peshkimit dhe mungesa e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza. Ndërsa përfaqesuesit lokale nga biznesi i turizmit përmendën vështiresitë burokratike që hasin në pajisjen me lejekalimi për grupet turistike nga baza ushtarake e Pashalimanit.

Në vijim të takimit, ekspertet e projektit “Parqet Dinarike” theksuan se nuk duhen lënë jashtë vemendjes dhe promovimit vlerat kulturore të banoreve të zonës si polifonia labe, traditat apo gjetjet arkeologjike nënujore. Vetëm nderthurja e suksesshme e të gjithë elementeve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore do të krijojë një profil të plotë të asaj që ofron parku detar i Karaburun-Sazanit. 

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: