Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Zbatimi efektiv i legjislacionit mjedisor në Zonat e Mbrojtura

Zbatimi efektiv i legjislacionit mjedisor në Zonat e Mbrojtura

Përmet, 20-21/09/2016 - Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”, mbështetur nga ACHIEVE, INCA organizoi trajnimin 2 ditor në Përmet me përfaqësues OMSHC aktive lokale, pushtetin vendor dhe AdRZM – Gjirokastër.

Qëllimi i këtij trajnimi ishtë prezantimi i analizës së legjislacionit ekzistues për ruajtjen e natyrës si, monitorimi dhe raportimi i zbatimit të tij në praktikë. Krahas analizës së legjislacionit vendas për ruajtjen e natyrës, të përafrimit të tij me atë të BE-së, dhe të zbatueshmërisë, u prezantua edhe një platformë investigimi mbi këtë  legjislacion.

Qëllimi kryesor i platformës është sigurimi i veprimeve që kontribuojnë në ruajtjen dhe konservimin e burimeve natyrore në Shqipëri, duke përforcuar kapacitetet dhe rolin e OMShC-ve, të ekspertëve të AdRZM-ve dhe të Bashkive, për të rritur forcën, rolin dhe aftësitë e tyre në procesin e menaxhimit të zonës së mbrojtur, monitorimin, investigimin dhe zbatimin e ligjislacionit për fushën e ruajtjes së natyrës, për të luftuar korrupsionin dhe për të zvogëluar ndikimin negativ në burimet dhe peizazhin natyror.

Për të inkurajuar bashkëpunimin operativ ndërmjet OMShC-ve, AdRZM-ve dhe komunitetit, nxitjen dhe ndërtimin e partneritetit me të gjithë administratat shtetërore kombëtare dhe lokale, duhen ndërmarrë iniciativa dhe veprime të përbashkëta, që kanë për qëllim njohjen e dispozitave ligjore në fuqi si dhe mbrojtjen, promovimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore në zonat e mbrojtura në Shqipërisë.

Procedurat e kësaj platforme do të ndihmojnë OMShC-të, AdRZM- të dhe çdo grup të interesuar për krijimin e një programi afatgjatë pune të bazuar në përmirësimin dhe zbatimin e legjislacionit kombëtar për fushën e ruajtjes së natyrës dhe të acquis të BE-së si dhe të iniciativave dobiprurëse në fushën e mbrojtjes së natyrës.

Platforma u drejtohet dhe ndihmon stafin e OMShC-ve dhe të AdRZM-ve për njohjen dhe vlerësimin e zbatimit të ligjishmërisë, të dokumentacionit teknik dhe të planeve të menaxhimit; për grumbullimin dhe vlerësimin e informacionit mbi një gamë të gjerë problematikash, lidhur me administrimin e zonave të mbrojtura, ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore që ato mbartin.

Gjithashtu trajnimi inkurajoi mundësinë e ndërtimit të partneritetit e bashkëpunimit mes OMShC-ve, AdRZM-ve, komunitetin dhe me të gjithë administratat shtetërore qe kanë për qëllim njohjen e dispozitave ligjore në fuqi, investigimin e zbatueshmërisë së tyre, të luftës kundër korupsionit për mbrojtjen, promovimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe të zonave të mbrojtura në Shqipërisë.

Dita e dytë e trainimit u zhvillua në Parkun Kombëtar "Bredhi Hotovës - Dangëlli" dhe në "Banjat e Bënjës" ku të pranishmit u njohën jo vetëm me bukuritë dhe vlerat e tyre, por edhe me punën e stafit të AdZM Gjirokastëstër, të rangersave të parkut si dhe u krye demonstrim i një monitorimi.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: