Vlerat dhe rëndësia e Parkut Detar Karaburun - Sazan
Në kuadër të projektit SENiOR-A Organizata Mjedisore Adriatiku Vlorë si pjesë e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, në bashkëpunim të ngushtë me INCA-n, më 11 Qershor organizoi workshop-in mbi Vlerat dhe rëndësinë e Parkut Detar Karaburun - Sazan.
Në këtë takim morën pjesë aktorë lokal si DSHP Vlorë, ARM Vlorë, Prefektura Vlorë, Këshilli i Qarkut, Bashkia Orikum, OJF të ndryshme mjedisore etj.
Gjatë këtij aktiviteti u bë një prezantim mbi vlerat dhe rëndësinë e Parkut Detar Karaburun-Sazan, si e vetmja Zonë e Mbrojtur Detare dhe bregdetare e shpallur me VKM Nr. 289, e cila do të shërbejë si një zonë pilot për Zona të Mbrojtura Detare të tjera që do të shpallen në të ardhmen. Kjo zonë ka veçori dhe vlera të rralla të florës dhe faunës si dhe njëkohësisht cilësohet si një zonë me vlere dhe potenciale të larta të zhvillimit të turizmit.
Në workshop, midis të tjerash, u vu në dukje se secili nga aktorët apo edhe institucionet duhet të jetë pjesë aktive në çështjet mjedisore dhe kryesisht ato që kanë të bëjnë me Parkun Detar, e që në aksionet e ndërmarra duhet të bëjë sa më shumë në uljen e impakteve negative në zonë.