Del numri i parë i Ditari Natyrës
Të nderuar miq, kolegë, bashkëpunëtore !
Sot filloi rrugëtimin një përpjekje e re e Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe rrjetit të OJF-ve të "Mbrojtjes së Natyrës" në botimin e "Ditarit të Natyrës", për të evidentuar dhe prurë sa më afër informacionin që lidhet me mbrojtjen e vlerave natyrore dhe aktiviteteve që lidhen me to.
Kjo është një përpjekje në vazhdën e rrugës që INCA ka ndërmarrë për të vizualizuar dhe promovuar rolin e organizatave të shoqërisë civile për ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës.
Jeni të mirëpritur të komentoni, të dërgoni informacione, njoftime ose të dhëna që mund të botohen në këtë buletin, si edhe ta shpërndani sa më shumë.