Vizitë studimore në ZMD Tavolara Punta Coda Cavallo
Tavloara - Punta Coda Cavalo, Sardenje, 03-06 Qershor 2015
Në kuadër të projektit SEA-Med, INCA zhvilloi një vizitë studimore në Zonën e Mbrojtur Detare të Tavolaras në Sardenjë. Vizita kishte për qëllim shkëmbimin e eksperiencave më të mira mbi praktikat e menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare si dhe njohjen me këtë ZMD si një nga më të suksesshmet në Mesdhe. Në vizitë morën pjesë jo vetëm specialitë të INCA por edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, duke përfshirë AKZM, UNDP, Ministria e Turizmit, Bashkisë Orikum, Dhoma e Tregtisë ne Vlore dhe ekipit zbatues të projektit. Vizita ishte një përvojë shumë e dobishme, pasi pati takime të ndryshme me operatorët turistike dhe palët e interesuara si qendra zhytjeje, operatoret e barkave, restoranteve, duke ofruar mundësi për të parë se si janë të menaxhuara aktivitetet turistike të lidhura në kuadër të ZMD.
U zhvilluan diskutime të frytshme për përfitimet dhe pengesat që veprojnë në një ZMD dhe u dhane rekomandime për ZMD e Karaburun-Sazan-it. Vizita krijoi interes të madh për bashkëpunim në të ardhmen dhe shumë operatorë shprehën vullnetin për të shqyrtuar mundësinë për vendosjen e lidhjeve të ngushta me partnerët e tyre shqiptarë.