Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

5 Qershori, Dita Botërore e Mjedisit

5 Qershori, Dita Botërore e Mjedisit

Shkodër, 5 Qershor 2015

Dita Botërore e Mjedisit 2015 mblodhi sëbashku Organizata të Shoqërisë Civile Mjedisore, ekspert të mjedisit dhe mediat në qytetin e Shkodrës. Në kuadër të Programit SENiOR-A, Forumi Shqiptar Liqeni i Shkodrës, pjesë e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, organizoi një konferencën për shtyp me titull: NESËR ËSHTË VONË!

Qëllimi i kësaj konference ishte rritja e vetëdijes qytetare mbi sfidat mjedisore me të cilat përballet rajoni dhe tërheqjen e vëmendjes se autoriteteve dhe politikës në përmbushjen e objektivave dhe ndërmarrjen e iniciativave për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit human!

Përballë sfidave mjedisore globale të ndryshimeve klimatike dhe rritjes së presionit të njeriut për shfrytëzimin e burimeve natyrore, Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile apeluan për të tërhequr vëmendjen e të gjitha institucioneve qendrore, rajonale dhe lokale; aktorëve kyç në rajonin e Shkodrës, autoriteteve vendore dhe politikës për një angazhim më serioz në ndërmarrjen e iniciativave konkrete për sigurimin e standardeve mjedisore si kusht i sigurimit të cilësisë së jetës humane!

Në fjalën e tij ndër të tjera Z. Mahir Hoti në cilësinë e Presidentit të FSLS, kërkoi nga të dy kandidatet që garojnë për Bashkinë Shkodër të pasqyrojnë dhe prezantojnë iniciativa konkrete për sigurimin e standardeve mjedisore në rajonin e Shkodrës sikundërse të shprehen për planin e tyre në lidhje me BY-PASSin e lënë tashmë në mëshirë të fatit – GANGRENË kjo, që do të degradojë përfundimisht ekosistemin LIQENI I SHKODRËS!

Dita Botërore e Mjedisit 2015

Dita Botërore e Mjedisit, 5 qershori, u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes së Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP).

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo dite zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarjeje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm, duke patur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit njerëzor.

Tema e këtij viti është "Shtatë Bilion Ëndra. Një Planet. Përdore me Kujdes."

Në këtë kuadër, në mbarë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese në ruajtje të mjedisit.

WED Messages: http://www.unep.org/wed/messages/

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: