Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Vendet e Adriatikut, të bashkuar për të luftuar shpimet për naftë në Adriatik

Vendet e Adriatikut, të bashkuar për të luftuar shpimet për naftë në Adriatik

Broshura PDF: Shiko dokumentin

Split, Kroaci 26-28 tetor 2015

Marrëdhëniet bilaterale midis shteteve që rrethojnë Detin Adriatik janë shpesh të influencuara nga problemet politike që lidhen me kufijtë ose me problemet që lidhen me shfrytëzimin e burimeve natyrore (si p.sh. peshkimi). Çështjet e përdorimit të burimeve natyrore mbeten gjithmonë çështje të dorës së dytë/ose më pak të rëndësishme. Shurdhësia politike në lidhje me menaxhimin e burimeve natyrore ka dhënë efekte të shumëfishuara dhe të akumuluara në vite duke dhënë efekte në qëndrueshmërinë e ekosistemeve të Detit Adriatik. Planet për nxjerrjen e naftës nga qeveritë e Kroacisë, Italisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë janë bërë të veçuara nga njëri-tjetri dhe në mënyrën më të mirë ilustrojnë shfrytëzimin në formën më të paqëndrueshme të këtyre burimeve.

Në mënyrë që të shmangen”tragjeditë e përbashkëta”të udhëhequra nga ideja e ekzagjeruar e nxjerrjes së naftës  sepse “fqinji po e bën këtë, pse të mos e bëj dhe unë”, është e domosdoshme të ndërmerren përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e organizatave mjedisore në të gjithë rajonin e Adriatikut.

Për këtë është organizuar lëvizja “One Adriatik”e cila përfshin pjesëmarrjen e organizatave mjedisore nga Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Italia për të  ngritur një zë më të qartë dhe më të fortë në rajon dhe në nivelet e BE në lidhje me çështjet e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të Detit Adriatik, i cili financohet nga fondi kombëtar Kroat. Midis organizatave është nënshkruar një marrëveshje për platformën e lëvizjes ku janë përshkruar aktivitetet për ngritjen e ndërgjegjësimit, advokimin e politikave të vendeve të Adriatikut si dhe të krijojnë praktika të mira të shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit në mënyrë që të veprohet në përputhje me politikat ndërkufitare dhe respektimit të integritetit tokësor dhe detar.

Në takimin e zhvilluar në Split nga 26-28 Tetor 2015, me pjesemarrjen e organizatave mjedisore nismëtare të lëvizjes “One Adriatik” nga Kroacia, Italia, Mali i Zi, Shqipëria, Sllovenia dhe Bosnja Hercegovina, ku mori pjesë edhe INCA, duke analizuar situatën e tanishme të aktiviteteve shpim dhe nxjerrje të naftes dhe gazit në detin Adriatik, organizatat pjesëmarrëse bënë një konferencë për shtyp për të adresuar këto problematika qeverive të vendeve të Adriatikut.

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: