Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Rrugëtimi drejt Parisit 2015

Rrugëtimi drejt Parisit 2015

Tiranë,  22 Tetor 2015

U organizua sot në ambientet e Hotel Mondial në Tiranë takimi përmbyllës i Projektit “Rrugëtimi drejt Parisit 2015 për integrimin e çështjeve të Ndryshimeve Klimatike në politikat dhe dokumentet strategjike të vendit”

Në takim u prezantua dokumenti i politikave strategjike i bazuar në gjetjet dhe rekomandimet që organizatat mjedisore të shoqërisë civile kanë dhënë për qeverinë në përmbushje të angazhimeve kombëtare për arritjen e Kontributit Kombëtar të Pikësynuar që Shqipëria do të prezantojë në Konferencën e Palëve të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Paris.

Dokumenti është hartuar sipas kërkesave të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe rekomandimeve të BE për të integruar çështjet e ndryshimeve klimatike në politikat dhe strategjitë kombëtare dhe për të hartuar plane strategjike në zbatim të këtyre politikave për të shmangur, zbutur apo përshtatur ndaj ndryshimeve klimatike dhe nxitur zhvillimin e vendit në bashkëpunimet rajonale dhe globale me synimin e reduktimit të CO2 dhe gazeve me efekt serrë.

Takimi u organizuar nga INCA në bashkëpunim me REC Shqipëri në kuadër të Projektit “Rrugëtimi drejt Parisit 2015 për integrimin e çështjeve të Ndryshimeve Klimatike në politikat dhe dokumentet strategjike të vendit”. Në takim merrin pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore, organizatat e shoqërise civile, grupet e interesit etj.

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: