Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Turizmi në Zonat e Mbrojtura

Korçë, 9 Tetor 2015

Përfundoi sot në Korҫë Konferenca Kombëtare “Turizmit në Zonat e Mbrojtura”.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm Prefekti i Korçës, Ardit Konomi, Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, drejtorë të disa Zonave të Mbrojtura, përfaqësues të organizmave ndërkombëtar në Shqipëri, përfaqësues të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, ekspertëtë mjedisit, etj.

Në fjalën e tij,  Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej theksoi se: “Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura po synon që të zhvillojë  turizmin në 365 ditë të vitit dhe jo në një apo dy sezone. Në Zonat e Mbrojtura po zhvillohen shumë projekte, aktivitete të financuara nga donatorët. AKZM do të organizojë të gjithë donatorët për të rritur efiçencën e Administratave të Zonave të Mbrojtura. Aktualisht kemi 43 pika turistike në Zona të Mbrojtura dhe këtë vit ato janë vizituar nga 418 260 turistë, prej të cilëve 309 mijë kanë qenë vendas dhe 108 mijë të huaj”. Zonat më të frekuentuara janë Parku Kombëtar i Malit të Tomorit me 150 mijë turistë, Parku Kombëtar Shebenik–Jabllanicë, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, Llogaraja, Liqeni i Pogradecit, Prespa, Lumi i Gashit dhe Butrinti”, tha Zamir Dedej.

Sipas tij, Administratat Rajonale po synojnë të llogarisin turistët që paraqiten pranë zyrve të informacionit për të kërkuar të dhëna mbi një Zonë të Mbrojtur, duke e vizituar atë dhe jo thjesht të frekuentojnë një plazh pranë tij. Kjo bën që komuniteti, turistët vendas dhe të huaj të afrohen me administratat rajonale të Zonave të Mbrojtura.

Kurse Prefekti i Korçës, Ardit Konomi tha se: “Korça është pararojë pasi ka hartuar guidat turistike për zonat e mbrojtura që janë brenda rajonit si dhe po harton saitet e internetit per çdo Zonë të Mbrojtur”.

Gjatë konferencës diskutimet u fokusuan në vizionin e AKZM-së ka në vizionin, sipas të cilit Zonat e Mbrojtura të mos jenë zona të izoluara, por zona të vizitueshme nga qytetarët vendas dhe të huaja, duke ndryshuar dhe mentalitetin aktual ku rëndom turistët vendas frekuentojnë këto zona të mbrojtura vetëm vlerat gastronomike dhe jo për të shijuar pasuritë natyrore dhe kulturore në këto zona.

Pas përfundimit të Konferencës, të pranishmit zhvilluan një guidë turistike në Liqenin e Prespës si një atraksion i veçantë për turizmin natyror, historik dhe kulturor.

Konferenca u organizua nga AKZM në bashkëpunim me Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës dhe KFW.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: