Edukimi Mjedisor si Komponent i projektit të SeaMed-it
Vlorë 22-24 Tetor 2015
Në kuadër të projektit “Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare të Mesdheut – komponenti për Shqipërinë”, INCA zhvilloi një trainim mbi Edukimin Mjedisor.
Trajnimi u mbajt në ambinetet e shkolles Naim Frasheri në Vlore me një pjesëmarrje prej 32 mësuesish nga i gjithë rrethi i Vlores dhe përfaqësues të DAR Vlorë. Në fund të trainimit mësuesit u pajisën edhe me një çertifikatë më një kredit.
INCA është një organizatë jo fitimprurese, e akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me numer Regjistrimi CA 013, për të zhvilluar modulet e trajnimit të punonjesve arsimore në përputhje me rregulloren për Sistemin e Akreditimit të programeve të trajnimit.