Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Vazhdon vlerësimi i vlerave dhe përfitimeve nga Parqet Kombëtare

Vazhdon vlerësimi i vlerave dhe përfitimeve nga Parqet Kombëtare

Projekti Parqet Dinarike vijon të vlerësojë përfitimet nga trashëgimia natyrore e  Parqeve Kombëtare të Shqipërisë

Në datat 25 dhe 26 Mars, 2014 ekspertët e WWF dhe INCA  (Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri) vijuan të mbledhin të dhënat shumë planëshe mbi përfitimet që vijnë nga parqet  kombëtare të Tomorrit dhe të Qafshtamës. Dy takimet e rradhës u zhvilluan në Roshnik dhe Krujë. Basenet ujëmbledhëse të këtyre dy parqeve dhe potenciali për të ngritur një turizëm të qendrueshëm u cilesuan si vlerat prioritare me ndikim të rëndësishem në natyrën dhe ekonomitë lokale.  Rreth 50 përfaqësues nga administrata pyjore,  qeverisja qendrore, komunat, bizneset e ndryshme të zonave, shoqërise civile që punon në mbështetje të mjedisit, studiues, anëtarë të shoqatave të gjuetisë dhe menaxhimit të ujërave sollën kontribute të vlefshme në njohjen e gjendjes aktuale në keto dy parqe kombëtare të Shqipërisë.

Takimi për vlerësimin e përfitimeve nga Parku Kombëtar Tomorr, që u zhvillua ne daten 25 Mars, listoi ndër të tjera përfitimet që vijnë nga larmia e jetës së egër në malin e Tomorrit, nga turizmi sportiv në Kanionet e Osumit dhe turizmi malor e fetar që praktikohet në vendet e kultit. Pjesëmarrësit thanë se “Ruajtja e trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit dhe pasurive natyrore të parkut të Tomorrit janë baza e një destinacioni turistik të së ardhmes në këtë rajon”. 

Qafshtama u vlerësua si një park relativisht i vogël por me vlera të larta kurative për cilesinë e mirë të ajrit dhe burimet e pasura ujore. Dikur vendpushimi i familjes së mbretit Zog, parku ka shumë mundësi për zhvillimin e mirëfilltë të turizmit malor e kurativ si dhe grumbullimin e frutave arrorë. Klima e favorshme, masivet e pishave dhe produktet e shijshme ushqimore të Qafshtamës janë të njohura në gjithë zonën.

Instrumenti për Vlerësimin e Përftimeve nga Zonat e Mbrojtura (IVPZM) është një metodë e zhvilluar nga organizata WWF që kryen identifikimin e përfitimeve të dukshme e të padukshme që vijnë nga zonat e mbrojtura dhe analizon më tej kush i merr këto përfitime. Presioni për përdorimin e burimeve natyrore  vijon të rritet mbi parqet kombëtare por WWF këmbëngul se duke njohur e përdorur eksperiencat më të mira ndërkombëtare, parqet kombëtare mund të ruhen dhe zhvillojnë në mënyrë të qëndrueshme, biznese që mbështesin ekonominë e banorëve.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: