Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Vazhdon procesi i zonimit të liqenit të Shkodrës

Vazhdon procesi i zonimit të liqenit të Shkodrës

Shkodër,  11 Mars 2016 – A ardhmja e qëndrueshme e liqenit të Shkodrës, kufi natyror midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, varet nga veprimet e koordinuara të të dy vendeve. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore po bashkëpunon me INCA-n dhe Green Home në Malin e Zi, Ministrinë e Mjedisit si dhe me autoritetet e zonave të mbrojtura dhe ruajtjes së natyrës për të punuar për menaxhimin efektiv të biodiversitetit në këtë liqen.

Si liqeni më i madh në Ballkan, liqeni i Shkodrës ka parë një sërë marrëveshjesh politike për përmirësimin e menaxhimit dhe mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare për ruajtjen e tij. Pavarësisht vlerave të jashtëzakonshme të tij, kjo zonë përballet ende me probleme si menaxhimi i dobët i biodiversitetit dhe vlerave natyrore, urbanizimi i pakontrolluar dhe ndërtimet e paligjshme, gjuetia pa leje dhe shqetësimi i llojeve të egra.

“Qëllimi i IUCN është të krijoje një rrjet që të bashkoje aktoret nga Shqipëria dhe Mali i Zi dhe të mbështesë punën e tyre për menaxhimin e qëndrueshëm të liqenit të Shkodrës”.  “Përdorimi i mençur i biodiversitetit të liqenit do të garantojë zhvillimin e ekonomisë lokale dhe ruajtjen e vlerave dhe burimeve natyrore kësaj zone të mbrojtur për brezat e ardhshëm”.

Ky aksion i përbashkët mbështetet nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike dhe synon të forcojë zbatimin e ligjit, të nxisë pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në monitorimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e biodiversitetit midis aktorëve kryesore dhe menaxhereve të burimeve natyrore.  Partneret do të punojnë ngushtësisht me Ndërmarrjen Publike të Parqeve Kombëtare në Mal të Zi – autoriteti i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës, dhe Administratën Rajonale te Zonave të Mbrojtura Shkodër.

Me një sipërfaqe prej 5,490 km2, liqeni i Shkodrës është më i madhi në Ballkan. Ai ka një diversitet të larte të bimëve dhe kafshëve duke numëruar 930 lloje algash, 497 bime enëzore, dhe 430 lloje zooplanktoni dhe mikrofaune. Për këto vlera të larta të biodiversitetit, ky liqen gëzon një sërë statusesh ruajtjeje kombëtare dhe ndërkombëtare – në Malin e Zi ka statusin e Parkut Kombëtar ndërsa në Shqipëri atë të Rezervës Natyrore të Menaxhuar. Në nivel ndërkombëtar ai është shpallur si zonë Ramsar, zonë Emerald dhe Zonë e Rëndësishme për Shpendët dhe Bimët.

Aktualisht ka përfunduar proçesi i rizonimit të liqenit të Shkodrës, dhe puna po vazhdon me konsultimet publike sipas grupeve të interesit. Takimi në Shkodër ka për qëllim të ndajë me komunitetitn e pashekatarëve rishikimin e zonës në sensin e mirëmenaxhimit të burimeve natyrore kyresisht të rezervave peshkore.  Aktivitetet e lejuara dhe jo të lejuara sipas zonave dhe nënzonave të propropozuara. Takimi i sotëm organizohet me peshkatarët për të marrë mendimin e tyre në lidhje me këtë proces si një ndër aktorët kryesorë përfitues të aktiviteteve ekonomike nga peshkimi. Me këtë rast vlen të nënvizohet bashkëpunimi  i suksesshem midis  INCA, AdZM dhe OMP Shkodër në drejtim të ruajtjes së vlerave dhe zbatimit të legjislacionit, ndërgjegjesimit të peshkatareve por edhe aktoreve të tjerë për domosdoshmërine e forcimit dhe përmirësimit të menaxhimit të këtij rezervati natyror të menaxhuar duke ndërmarrë edhe aktivtete ndërgjegjësimi dhe promovimi duke përfshirë edhe komunitetin e mësuesve, nxenesve  dhe prindërve të zonës.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: