Vazhdojnë përpjekjet për Ekomuzeumin e lumit Vjosa
Konicë 22 mars 2015
Ditën e dielë përfaqësues të INCA-s u takuan në Konicë me partnerët grekë të projektit Ekomuzeumi i Lumit Vjosa (MED-INA dhe Administratën e Parkut Kombëtar të Pindosit) për të diskutuar mbi të ardhmen e Ekomuzeumit të Lumit Vjosa. Partnerët paraqitën përpjekjet e tyre në sigurimin e fondeve për vazhdimin e punës së rrjetit të Ekomuseumit. Situata nuk është shumë optimiste sepse ka shumë pak donatorë që duan të mbështetin këtë ide. Megjithatë, INCA ka paraqitur një propozim të CEPF për mbështetjen e aktiviteteve që lidhen me zgjerimin e Ekomuseumit dhe promovimin më të mirë të idesë. MED-INA ka kontaktuar disa donatorë dhe ka qenë në kërkim të burimeve alternative të financimit si Konventa e Peizazhit. Gjithashtu Fondacioni MAVA është përmendur si një donator mbështetës i mundshëm. Përveç kësaj, partnerët diskutuan mbi mundësi të tjera bashkëpunimi në kontekstin ndërkufitar, konsideruar aktivitete në rajonin e Prespës dhe/apo zonën malore të Gramozit. Një ide interesante që është diskutuar ishte dhe bashkëpunimi dhe puna me barinjtë mbi traditat e zhvendosjes sezonale si ndikimet kulturore në këtë kontekst.