Mblidhet Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës
Tiranë, 21 Mars 2015
U zhvillua në Tiranë takimi i parë i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës për vitin 2015. Tashmë mbledhjet në rrjet janë bërë pjesë e pa ndashme e procesit të punës së Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, të cilat ndihmojnë në diskutimin e zhvillimit të punës dhe shkëmbimit të eksperiencave të përbashkëta. Kjo është mbledhja e parë nga katër të parashikuara për këtë vit dhe kishte si qëllim kryesor diskutimin e planeve të punës për çdo organizatë anëtare e rrjetit dhe nisjen e zbatimit te tyre.
Tashmë aktivitetet në rrjet për këtë vit kanë nisur dhe të tjera të parashikuara janë duke u përgatitur. Në këtë mbledhje kryesisht u diskutua bashkërendimi i aktiviteteve të përbashkëta për gjithë përfshirje të partnerëve dhe organizimi i tyre në mënyra të reja.