INCA pret në një takim përfaqësues të Legambiente Itali dhe Shqipëri
Ditën e Enjte, datë 9 Prill 2015, përfaqësues të INCA-s pritën në një takim përfaqësues të Legambiente Itali dhe Legambiente Vlorë/Albania.
Ky takim kishte si objektiv kryesor diskutimin e prioriteteve dhe mundësinë e bashkëpunimeve në të ardhmen. Midis grupeve u pa me interes bashkëpunimi në fushën e Zonave të Mbrojtura Detare, duke u bazuar edhe në eksperiencën e Legambiente Itali në këtë drejtim, si dhe duke marre parasysh faktin qe ky është një sektor ku Shqipëria ka akoma nevojë për asistencë në administrimin e tyre.