Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Turizmi i qëndrueshëm duhet të jetë prioritet për Zonat e Mbrojtura në rajon

Turizmi i qëndrueshëm duhet të jetë prioritet për Zonat e Mbrojtura në rajon

Brijuni, Kroaci -  150 njerëz nga 13 vende europiane u mblodhën këtë javë në Kroaci për të folur rreth asaj se si zonat e mbrojtura dhe trashëgimia e tyre natyrore mund të gjenerojnë përfitime për njerëzit. Konferenca e organizuar nga WWF Adria u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshje mes 60 parqesh të Rajonit të Parqeve Dinarike (14 prej tyre shqiptare) që zotohen te jenë pjesë vitale e rrjetit rajonal. Rëndësia e ngulitjes së konceptit te turizmit të qëndrueshëm dhe zbatimi i tij në zonat e mbrojtura ishin temat kryesore të Konferencës së tretë te Parqeve Dinarike, e cila u zhvillua nga datat 7-9 Tetor, 2014 në Parkun Kombëtar te Brijunit. Kjo është hera e tretë që organizata për mbrojtjen e natyrës WWF mbledh drejtuesit, stafin dhe ekspertët nga zonat e mbrojtura të rrjetit te Harkut Dinarik me objektivin për të mësuar, bashkëpunuar dhe  ndarë përvojat.

Pas konferencës së vitit të kaluar në Budva, ku u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për zonat e mbrojtura mes  Shqipërisë, Bosnjës -Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë, Kosoves, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Serbisë, konferenca e këtij viti vë theksin në ngritjen e Shoqatës Rajonale te Parqeve Dinarike, e cila do të vazhdojë punën e nisur nga  Parqet Dinarike.

"Fenomenet natyrore rrallë ndalen në kufij politikë, prandaj mbrojtja e natyrës nuk mund të ndalet në kufijtë tanë shtetërorë. Qëllimi kryesor i kesaj iniciative rajonale është motivimi i vende fqinje për të bashkëpunuar, për të menaxhuar më lehtë dhe me efektivitet zonat e mbrojtura si dhe për të rritur cilësinë e jetës së popullatës lokale përreth tyre." - deklaroi ministri kroat i mjedisit, z. Mihael Zmajlović dhe vazhdoi me tej- "në Kroaci ne jemi krenarë për 8 parqet tona kombëtare e 11 natyrore dhe prandaj ne po përdorim investimet për te zhvilluar turizmin e qëndrueshëm dhe përmirësuar ekonomitë lokale".

Rajoni i Harkut Dinarik zotëron nje kapital te tillë natyror që WWF e konsideron me rëndësi globale për biodiversitetin. Ky është territori më i pasur me ujëra në Mesdhe, mban pyllin e virgjër europian, kanionin i dytë më të thellë në botë, etj. Rajoni është krenar për popullatat e kafshëve të mëdha si; rrëqebulli, ariu, ujku dhe më shume se 5.000 specie unike.  "WWF i konsideron zonat e mbrojtura si vendin ku ruhet trashëgimia natyrore magjike e ketij rajoni dhe njerëzit mund të përfitojnë me zgjuarsi prej tyre. Shoqata e Parqeve Dinarike do të ndihmojë zonat e mbrojtura te jenë efektive në arritjen e këtij misioni", -  tha drejtori i WWF Mesdhe, z. Paolo Lombardi. "Ne të gjithë duhet të punojnë me qeveritë, sektorin e biznesit, shoqërinë civile dhe komunitetet lokale në mënyrë që njerëzit që jetojnë rreth parqeve mund të përfitojnë nga zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe mbrojtja e natyrës."

Drejtori i Parkut Kombëtar te Brijunit, z. Sandro Dujmovic duke përshëndetur pjesëmarrësit nga 13 vende europiane tha - "Brijuni e meriton me të drejtë nderin për të pritur ekspertët e njohur dhe pjesëmarrësit e shumtë të Konferencës së Harkut Dinarik. Ai është i njohur per negociatat shumë të rëndësishme dhe marrëveshjet historike që janë bërë ketu, dhe në të njëjtën mënyrë kjo konferencë mbledh njerëzit e fushës së mbrojtjes së natyrës nga të gjitha vendet e rajonit të Harkut Dinarik, duke treguar qartë dëshirën per të mbrojtur ekosistemin e Parqeve Dinarike në nje zonë nga Sllovenia në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse mbledhja e Parqeve te Harkut Dinarik në Brijuni është një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për Europën Juglindore, por edhe për të trashëgimisë natyrore globale. Tema e konferencës është turizmi i qëndrueshëm në zonat e mbrojtura, dhe Parku Kombëtar Brijuni në këtë kontekst paraqet një shembull të suksesshëm të harmonisë mes turizmit, mbrojtjes së natyrës, vleresimin e trashëgimisë natyrore, gjeologjike dhe kulturore ", përfundoi z. Dujmovic.

Rëndësia e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm u diskutua ne shumë aspekte gjatë konferencës tre-ditore dhe paneli i ekspertëve u drejtua nga Presidenti i sapozgjedhur i Federatës Europark, z. Ignace Schops. Rezultatet e vlerësimit te përfitimeve nga ekosistemet e 57 parqeve kombetare në rajon u paraqitën përgjate dites së dyte te Konferencës ndersa krijimi i Shoqatës se Parqeve Dinarike do të behët zyrtarisht në fund të këtij viti. Përveç konferencës në Parkun Kombëtar te Brijunit, pjesëmarrësit u prezantuan me sistemin kroat të menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe kryen një vizitë studimore në pyllin Motovun.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: