Festohet në Kukës Dita e Drinit
Në kuadër të Ditës së Drinit, me 3 Tetor 2014, INCA në bashkëpunim me shoqatën Mbrojtja e Mjedisit Kukës si dhe me Këshillin e Qarkut Kukës organizuan disa aktivitete ndërgjegjësuese e sensibilizuese në qytetin e Kukësit.
Aktivitetet kishin për qëllim sensibilizimin e opinionit për vlerat natyrore të Pellgut të Drinit. Ato filluan me një prezantim të trashëgimisë natyrore të Kukësit si dhe vizitën e ekspozitës fotografike me pamje nga natyra e Qarkut Kukës. Veprimtaritë vijuan me maratonën simbolike, ekspozitën me krijime të frymëzuara nga natyra të nxënësve të shkollës "Avni Rustemi" e kombinuar me ekspozimin e disa llojeve të bimëve bimëve medicinale dhe objekteve të fosilizuara që gjenden në rajonin e Kukësit. Veprimtaritë në shënim të Ditës së Drinit u përmbyllën me një udhëtim me traget në Liqenin e Fierzës. Në këto veprimtari morën pjesë përfaqësues organizatave mjedisore pjesë e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, përfaqësues të Qarkut Kukës, përfaqësues të OJF të tjera të zonës, nxënës dhe qytetarë të Kukësit.