Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Fushatë ndërgjegjësimi mbi vlerat e biodiversitetit

Fushatë ndërgjegjësimi mbi vlerat e biodiversitetit

Në kuadër të projektit “Ruajtja e Agro biodiversitetit në Zonat Rurale të Shqipërisë” (CABRA), zbatuar nga GIZ, në datat 10 dhe 13 Tetor, u zhvilluan sesionet e veçnata me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në Komunat Lekbibaj dhe Shkrel, në bashkëpunim me Institutin për Ruajtjen e Natyrës, mbi vlerat e biodiversitet dhe zhvillimin e qëndrueshëm në këto zona. Orët e veçanta u zhvilluan me dy grup mosha të ndryshme, me fëmijët e moshës 9-10 vjeç dhe 12-13 vjeç, në të cilat qëllimi kryesor ishte shtimi i njohurive tek fëmijët dhe ndërgjegjësimit mbi vlerat e zonës dhe potencialin turistik e bujqësor që ato ofrojnë.

Orët u zhvilluan me pjesëmarrje interaktive të fëmijve, të cilët u përfshinë në diskutime dhe ju dedikuan prezantime të shkurtra me foto, filma të shkurtër edukativ dhe lojra. Filmat ishin një përmbledhje e njohuirve të mëparshme por edhe njohurive të reja dhe gjithashtu përmbanin mesazhe të nismave globale mbi zhvillimin e qëndrueshëm, rëndësisënë e specieve në zhdukje etj. Këto orë të veçanta të biologjisë prekën disa koncepte si: biodiversiteti, zinxhiri ushqimor, zhvillimi i qëndrueshëm etj. Fëmijeve të grup moshës 12-13 vjeç në program ju dedikua edhe një hapsirë për pikturën nëpërmjet të cilës ata shprehën konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm në fshatin e tyre.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: