Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Trajnimi i Tretë Rajonal SEA-Med

Trajnimi i Tretë Rajonal SEA-Med

Kas-Kekova, Turqi, 10-15 Maj 2015

U zhvillua në Turqi takimi i tretë rajonal në kuadër të projektit rajonal “Aktivitete të Qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare në Mesdhe”. Trajnimi u organizua nga WWF-SEA-Med dhe NOAA (National Oceanic and Atmosphere Administate) me pjesëmarrjen e 4 vendeve anëtare të kësaj iniciative rajonale (Algjeria, Kroacia, Turqia dhe Shqipëria).

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi i ecurisë së projektit dhe nisja e punës për hartimin e Planit të Menaxhimit Turistik Karaburun-Sazan me asistencën e eksperteve Amerikane dhe ekspertes së Marketingut. Grupi nga Shqipëria i cili përfaqësonte institucione dhe grupe të ndryshme interesi, nëpërmjet punës në grupe, zhvilloi linjat kryesore të këtij plani në bazë të institucioneve dhe strategjive Kombëtare. Pjesë e këtij trajnimi ishte dhe vizita në terren në Zonën e Mbrojtur Detare të Kas-Kekoves, Turqi, e cila veçohet për trashëgiminë e çmuar natyrore dhe kulturore.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: