Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Mbahet në Vlorë takimi i parë me aktorët për planin e menaxhimit të turizmit

Vlorë 29 Maj 2015

Në kuadër të projektit “Aktivitete të Qëndrueshme Ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare të Mesdheut – Komponenti për Shqipërinë” në ambientet e Hotel Bologna Vlorë u mbajt takimi i parë me grupet e interesit si pjesë e procesit të hartimit të Planit të Menaxhimit të Turizmit të Qëndrueshëm. Ky proces ka për qëllim kryesor diskutimin e këtij plani me grupet e interesit dhe rritjen e kapaciteteve midis tyre për zbatimin e tij si dhe përcaktimin e vizionit për zhvillimin e turizmit në zonë. Gjithashtu ky takim kishte për edhe qëllim përcaktimin e impaktit të aktivitetve turistike në natyrë dhe ekonomi dhe kohëzgjatjen e tyre. Takimi, përveç punës në grupe, u shoqërua edhe me prezantime kryesisht lidhur me situaten e turizmit në Vlorë.

Në takim morën pjese përfaqësuas nga Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Universiteti Ismail Qemali Vlorë, Këshilli i Qarkut Vlorë, Inspektoriati i Mjedisit, Organizata të Shoqërisë Civile, operatore lokale etj.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: