Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Parku Natyror Rajonal Liqeni i Ulëz promovon turizmin e qëndrueshëm

Parku Natyror Rajonal Liqeni i Ulëz promovon turizmin e qëndrueshëm

Ulëz, 25 Prill 2015

Me rastin e dy vjetorit të shpalljes së Parkut Natyror Rajonal Ulëz, si edhe festimeve të ditës së Shën Markut, një prej festave tradicionale të qytezës së Ulzës, Rrjeti i organizatave për Mbrojtjen e Natyrës, veçanerisht të shoqatës Miqësia-Ulëz dhe INCA, organizuan disa aktivitete promovuese ditën e Shtunë, datë 25 Prill 2015 në Komunën Ulës për të festuar së bashku më rastin e këtyre evenimenteve. Në këtë ceremoni përveç autoriteteve lokale e qëndrore, kishte edhe një pjesmarje të madhe nga komuniteti i zonës së Ulzës dhe atij përreth tij, përfshirë edhe nxënësit e shkollave, duke krujuar një ambjent festiv të këndshëm.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte të afrojë komunitetin pranë zonës së mbrojtur, duke e bërë sa më të dukshme këtë territor të mbrojtur me ligj, por nga ana tjetër kërkon nëpërmjet festave lokale të promovojë vlerat turistike të zonës të cilat janë me të vërtetë unikale. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale, por nga ana tjetër përçon më mirë principet e mbrojtjes së natyrës. Gjithashtu duke parë specifikën e zonës tentohet të promovohet turizmi, duke krijuar mundësinë e shëtitjes me barkat e peshkatarëve dhe shëtitjes në park si një risi më shumë për këtë zonë që ende nuk është shfrytëzuar.

Një risi në këtë dy vjetor të shpalljes së të parit Park Natyror Rajonal në Shqipëri ishte tour-i i organizuar nga INCA me gazetarët e mediave lokale dhe kombëtare ku ata u njohen me zonën dhe potencialet e saj për promovimin si një destinacion i ri turistik në Shqipëri. Gazetarët u shoqëruan dhe u ndalen në disa pika strategjike të lugines së Shkopetit,  qytezën e Ulzës, PNR Liqeni i Ulzës me qëllim njohjen me historinë e parkut si dhe vlerat natyrore, historike dhe kulturore që ofron zona. Ata patën mundësinë të përshkojnë me varkë liqenin e Shkopetit dhe të shijojnë nga afër bukuritë natyrore të tij, të bashkëbisedojnë me banorë të zonës, operatorë turistik, peshkatarë etj dhe të marrin pjesë në festimet e organizuara në qytezën e Ulzës.

Parku Natyror Rajonal Liqeni i Ulzës përbën shëmbullin e parë në vendin tonë të kësaj përqasje të re për ti sjellë zonat e mbrojtura më afër komunitetit dhe autoriteve vendore dhe duke kontribuar në mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të natyrës e biodiversitetit në vend. Ky park kërkon të promovojë vlerat e biodiversiteti që kjo zonë strehon, të ruajë e të mbrojë natyrën e bukur që ka zona, të rrisë interesin për zhvilimin e turizmit dhe të sjellë në vemendjen e çdo vizitori mundësinë e argëtimit dhe kënaqësisë dhe pse jo, të bëhet shëmbull dhe promotor për shpalljen e parqeve të tjerë natyror rajonal në Shqipëri.

Me Vendimin Nr. 16, datë 03.04.2013, Këshilli i Qarkut Dibër shpalli liqenin e Ulzës dhe zonën përreth tij si "Park Natyror Rajonal", si i pari Park i këtij lloji në vendin tonë, mbështetur në ligjin e Zonave të Mbrojtura (nr.8906, datë 06.06.2002 dhe amendimi i tij) dhe VKM-në nr.519, datë 30.06.2000.

Parku zë një sipërfaqe prej 4.206 ha dhe mbulon zonën nga diga e hidroçentralit të Shkopetit përgjatë shpateve e kreshtave të kodrave përgjatë kufirit ndarës me rrethin e Mirditës dhe të gjithë territorin e liqenit të Ulzës. Ky Park është shpallur falë punës se Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Komunën Ulëz, dhe mbështetjes e përkrahjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe stafit të Ministrisë së Mjedisit.

Disa web site të medias kombëtare dhe lokale mbi aktivitetin.

http://www.ata.gov.al/reportazhnje-udhetim-ne-liqenet-e-shkopetit-dhe-te-ulzes-256019.html

http://tesheshi.com/reportazh-ulza-perla-e-fshehur-e-shqiperise-se-veriut/

https://www.facebook.com/MediaPlusTelevizion/videos/959556560751902/?pnref=story

http://www.mapo.al/2015/04/reportazh-nje-udhetim-ne-liqenet-e-shkopetit-dhe-te-ulzes

http://www.balkanweb.com/site/reportazh-nje-udhetim-ne-ulze-ne-parkun-rajonal-qe-fton-turistet/

 

http://www.standard.al/reportazh-turizmi-i-aventures-ulza-aty-ku-bukuria-nuk-eshte-vetem-tek-liqeni/

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: