Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Kukësi i bashkohet Nismës #ShqipëriaJoDuhanit

Kukësi i bashkohet Nismës #ShqipëriaJoDuhanit

Kukës 24 Prill 2015

Takimi i gjashtë “Shqipëria Jo Duhanit!” – pas atyre të Tiranës, Korçës, Beratit,Vlorës dhe Elbasanit, – u organizua në qytetin e Kukësit nga një grup nismëtarësh i shoqërisë civile, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Në qendrën e qytetit verior, me pjesëmarrjen e disa nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Kukësit u zhvilluan aktivitete sportive, ushtrime gjimnastikore, lojra argëtuese me motive folklorike të zonës, etj., në mbeshtetje të Nismës #ShqiperiaJoDuhanit, duke përcjellë një mesazh edukues për uljen e nivelit të duhanpirjes në vend dhe zgjedhjen e aktiviteteve sportive, nën moton “Unë zgjedh shëndetin!”

Në takimin, i cili synon rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të opinionit publik për zbatimin e ndryshimeve që kanë hyrë rishtazi në fuqi në Ligjin për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, si dhe përfaqësues të qeverisjes vendore, sistemit të kujdesit shëndetësor dhe qytetarë të Kukësit.

“Unë besoj se është shumë e rëndësishme të dekurajojmë rininë nga duhanpirja,” – tha midis të tjerash në fjalën e tij për të pranishmit, Ministri Beqaj, duke shtuar se “ne do të përpiqemi se sa më shumë të rinj të mos e fillojnë këtë gjë, apo ta fillojnë këtë gjë,” duke falënderuar qytetarët e Kukësit për zbatimin vullnetar të suksesshëm të ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit.

Ndërkohë, rrugëtimi i takimeve në kuadrin e nismës #ShqipëriaJoDuhanit do të vijojë edhe me qytete të tjera në vend.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: