Praktikat më të mira të Peshkimit në lagunën e Karavastasë
Divjakë 15 Maj 2015
Në kuadë të programit rajonal “Menaxhimi i Ligatinave dhe Ruajtja e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut” të koordinuar nga Noé Conservation, u zhvillua në Divjakë workshopi “Praktikat më të mira të Peshkimit në lagunën e Karavastasë”. Workshopi trajtoi problemet e peshkimit në zonë si dhe nëpërmjet bashkëbisedimeve me të pranishmit u kërkua të gjëndët një zgjithje për to.
Në takim merrnin përfaqësues të AKZM, Noé Conservation, INCA-s, Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta si dhe banorë dhe peshkatarë të zonës.
Ky program ka për qëllim të mbështesë menaxhimin e tre ligatinave të listuara nga Konventa Ramsar si ligatina me një rëndësi ndërkombëtare: Parku Kombëtar Liqeni i Kërkinit në Greqi, Parku Kombëtar Liqeni i Shkodrës në Mal të Zi dhe Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta në Shqipëri