Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Një vend pa duhan, një shoqëri më e shëndetshme

Një vend pa duhan, një shoqëri më e shëndetshme

Tiranë 31 Maj 2015

Përmbyllet Java Botërore e luftës kundër duhanit me ndarjen e çmimeve të konkursit "Një vend pa duhan, një shoqëri më e shëndetshme”, për punimet më të mira në pikturë të nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe shpalljen e ekipit fitues të ndeshjeve mes shkollave të mesme të Tiranës - shkollën “Sami Frashëri”. 
Në këtë aktivitet të zhvilluar në Ditën Botërore Pa Duhan 2015, mori pjesë Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, Zv.Ministrja e Shëndetësisë, znj. Milva Ekonomi, Drejtuesja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr. Ledia Lazëri, Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Dr. Eltar Deda, përfaqësues të shoqërisë civile, nxënës të shkollave të mesme të Tiranës si dhe të ftuar të tjerë.

Në Ditën Botërore Pa Duhan 2015, Ministri i Shëndetësisë, z.Ilir Beqaj, është vlerësuar me Çmimin më të lartë të akorduar nga OBSH për kontrollin e duhanit, “si shenjë e vlerësimit për përpjekjet energjike të Shqipërisë në luftën kundër epidemisë së duhanit dhe për mbrojtjen e shëndetit publik”. Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Beqaj e vlerësoi çmimin e OBSH-së duke dashur ta ndaje atë me të gjithë shqiptarët që u bënë pjesë e zbatimit me rigorozitet të kërkesave të ligjit anti duhan. Ai falënderoi gjithashtu Qeverinë dhe Parlamentin për miratimin e ndryshimeve ligjore në funksion të zbatimit më të mirë të ligjit anti duhan, Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dhe posaçërisht median dhe shoqërinë civile që u bënë pjesë e rëndësishme e kësaj beteje kundër duhan pirjes.

Më herët, gjatë gjithë javës u organizuan aktivitete të ndryshme nën moton “Eja t’i themi të GJITHE së bashku NDAL duhanit”. Aktivitetet startuan nga selia e Ministrisë së Shëndetësisë nga ku u lançua edhe programi i javës së fushatës kundër duhanit, për të vazhduar më tej në Liceun Artistik me konkursin e pikturës “Një vend pa duhan, një shoqëri më e shëndetëshme”. Aktivitetet pasuan me biseda të hapura me nxënësit e shkollave mbi “Dëmet e Duhanit” dhe për të vazhduar me mini kampionatin e futbollit midis shkollave të mesme të Tiranës për Kupën “Shqipëria JO Duhanit”. Gjithashtu një vend të veçantë zuri edhe takimi mbi “Zbatimin e konventës kuadër të OBSH për kontrollin e duhanit në Shqipëri - Masat e ndërmarra dhe politikat për të ardhmen”.

Në vijim, shkollat që morrën pjesë dhe u nderuan me çmim në aktivitetet që u organizuan përgjatë ditëve të Javës Botërore Pa Duhan 2015.

·     Liceu Artistik “Jordan Misja” Tiranë mori çertifikatë mirënjohjeje për organizimin dhe mbështetjen e konkursit të vizatimit më të mirë me temë anti-duhanin. Tre nxënës të kësaj shkolle u nderuan me çmime.

·     Shkollat e mesme “Partizani”, “Harry Fulltz”, “Sami Frashëri” dhe ajo e Mesme Teknike Ekonomike morrën pjesë në ndeshjet e minifutbollit të organizuara në kuadrin e Kupën “Shqipëria Jo Duhanit”. Shkolla Sami Frashëri fitoi kupën pasi u ndesh në finale me Shkollen e Mesme Teknike Ekonomike.

·     Shkolla “Fan Noli” organizoi një takim me nxënësit e klasave 7, 8, e 9, për dëmet e duhanit, moderuar nga shoqata e Lidhjes së Gazetarëve të Shëndetësisë.

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: