Takimi i parë i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës
Tiranë – 20 Qershor 2017 - Me rastin e fillimit të punës së Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri, në ambientet e INCA u zhvillua takimi i parë koordinues i tij. Qëllimi kryesor i këtij takimit ishte diskutimi i planit të punës, aktivitetet e parashikuara si dhe prezantimi i strategjisë së Rrjetit.
Adresimi i problematikave me cilat përballen Zonat e Mbrojtura si dhe promovimi i vlerave të këtyre zonave përmes zërit të shoqerise civile dhe komunitetit lokal, është fokusi kryesor i këtij projekti. Ai ka si objektiv të përgjithshem të kontribojë në menaxhimin e qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura nëpërmjet forcimit të rolit aktiv dhe pjesëmarrës të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile.
Ku aktivitet u zhvillua në kuadër të programit SENiOR-II i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze.