Të shpëtojmë arinjtë shqiptarë
Më datë 19 Qershor, pranë ambienteve të INCA, u mblodh “Koalicioni të Shpëtojmë Arinjtë Shqiptarë”, për të zhvilluar mbledhjen e radhës koordinuese. Çështje e arinjeve dhe kafsheve të egra në gjëndje robërie në Shqipëri, vazhdon të jetë një çështje shqetësuese, jo vetëm për OMSHC dhe publikun por edhe për institucionet shtetërore. Fenomeni i robërimit të arinjve dhe mbajtësve të jashtëligjshëm është duke u shtuar dhe gjithashtu edhe nevoja për një ndërhyrje urgjente për luftimin e këtij fenomeni. Ngritja e një qendre shpëtimi, për zgjidhjen afatgjatë të këtij fenomeni, përmirësimi i legjislacionit dhe forcimi i zbatimit të tij, ndërgjegjësimi i publikut dhe mbajtësve, forcimi i rrjetit të kontrollit në terren, ishin kryefjala e këtij takimi. Koalicioni të Shpëtoje Arinjtë Shqiptarë është duke u zgjeruar edhe me dy organizata të tjera aktive në këtë fushë, gjithsesi ky koalicion ngelet përseri i hapur edhe për organizata të tjera aktive nga e gjithë shqipëria.