Takimi i dytë i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës
Tiranë – 10 Tetor 2017 - Në ambientet e INCA u zhvillua takimi i dytë koordinues i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi i planit të punës, mbarëvajtja e aktiviteteve përgjatë dy muajve që lamë pas, si dhe diskutimi i aktiviteteve të Rrjetit në të ardhmen.
Adresimi i problematikave me cilat përballen Zonat e Mbrojtura si dhe promovimi i vlerave të këtyre zonave përmes zërit të shoqërisë civile dhe komunitetit lokal, është fokusi kryesor i këtij projekti. Ai ka si objektiv të përgjithshem të kontribojë në menaxhimin e qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura nëpërmjet forcimit të rolit aktiv dhe pjesëmarrës të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile.
Ky takim zhvillohet në kuadër të projektit "Promovimi dhe adresimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në zonat e mbrojtura", pjesë e programit SENiOR-II Albania (Senior Albania), zbatuar nga REC Shqipëri, financuar nga qeveria suedeze (Embassy of Sweden in Tirana).