Takim për hartimin e planit të menaxhimit për Peizazhin e Mbrojtur të Lumit Buna
Takimi i trete i aktoreve për hartimin e planit të menaxhimit për Peizazhin e Mbrojtur të Lumit Buna, u organizuar në Komunën Ana e Malit, me 6-8 Nëntor. Takimi, i organizuar në kuadër të projektit “Mbështetje institucionale për zonat e mbrojtura në Shqipëri” kishte si qëllim kryerjen e një analize sasiore dhe vlerësimi krahasues të opsioneve të mundshme të menaxhimit, bazuar në analizën cilësore të modelit të sistemit të krijuar në takimet e mëparshme, si dhe formulimin e masave kryesore të planit të menaxhimit për Peizazhin e Mbrojtur të Lumit Buna.