Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Takimi i dytë në kuadër të projektit 'Ekomuzeumi i Lumit Vjosa / Aaos

Nga 2 deri ne 3 Nëntor 2012 në Përmet, INCA në bashkëpunim me organizatat Med-INA, Pindos PERIVALLONTIKI dhe SHPP, organizoi takimin e dytë në kuadër të projektit "Vjosa/Aoos, lumi eko-muze; promovimi dhe mbrojtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore e basenit të lumit Vjosë/Aoos (VAEcoM)".

Takimi u përqëndrua në:
- Diskutimin rreth aktiviteteve dhe problematikave kryesore lidhur me zbatimin e projektit, veçanërisht në lidhje me skenaret dhe tematikat e shtigjeve/rrugëve të ekomuzeumit, ngritjen e rrjetit të operatoreve lokalë, aktivitetet për vizibilitetin e projektit, etj;
- Informimin dhe inkurajimin e pjesëmarrejs së komunitetit, dhe autoriteteve lokale, aktorëve dhe organizatave profesioniste të zonës në Projekt, si dhe në ideimin e ekomuzeumit;
- Promovimin e bashkëpunimit dhe krijimit të rrjetit të punës midis komunitetit lokal, aktorëve të interesuar dhe studiuesve të cilët do të jenë dhe bërthamë jetëdhënëse e ekomuzeumit;
- Vlerësimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit me qëllim promovimin e tyre nëpërmjet ekomuzeumit; dhe
- Aprovimin e planit për periudhën në vazhdim si dhe diskutimin e çështjeve të tjera në lidhje me zbatimin e projektit.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: