Fushatë ndërgjegjësuese për ndërtimin e qëndrueshëm të hidrocentraleve në Shqipëri
Më 9 nëntor në Tiranë, INCA në bashkëpunim me PPNEA, EDEN dhe Ekolevizja, organizoi workshopin"Ndikimet e ndërtimit hidrocentralet në lumenj". Workshopi u organizua në kuadër të projektit “Fushatë ndërgjegjësuese për ndërtimin e qëndrueshëm të hidrocentraleve në Shqipëri, në veçanti për lumin Osum” mbështetur nga WWF. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 40 të ftuar si të ftuar nga Komuna Vërtop, komunitetit lokal, OJF të qytetit të Berat, organizata të ndryshme të shoqërisë civile, studentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, të Fakultetit të Inxhinierisë dhe nga Universiteti i Shkencave Sociale në Tiranë, ekspertë të fushës së mjedisit, media etj.
Ky projekt u zbatua nga 4 organizatat mjedisore në Tiranë: INCA, Ekolevizja, EDEN dhe PPNEA të cilat kanë ndarë përvojën e tyre me pjesëmarrësit në seminar.