Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Shoqëria civile vepron për mjedisin e shëndoshë dhe zhvillimin socio-ekonomik

Shoqëria civile vepron për mjedisin e shëndoshë dhe zhvillimin socio-ekonomik

Rënia e burimeve natyrore, humbja e biodiversitetit dhe ndryshimet klimatike kërcënojnë seriozisht kushtet mjedisore të nevojshme për ekzistencën e njeriut dhe themelet e prosperitetit tonë ekonomik. Të gjitha këto probleme rrjedhin nga përdorimi i tepruar i burimeve natyrore, i cili mund të rregullohet nëse ndjekim parimet e zhvillimit të qëndrueshëm kur planifikojmë përdorimin e pasurive natyrore. Zhvillimi i qëndrueshëm, përveç menaxhimit të mirë të burimeve natyrore, do të rriste përfshirjen dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe demokratizimin e shoqërisë.

Në këtë kontekst, Aksioni i titulluar “Shoqëria civile vepron për mjedisin e shëndoshë dhe zhvillimin socio-ekonomik” ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore përmes përmirësimit të kuadrit rregullator dhe të nxisë më shumë pjesëmarrje dhe transparencë në proceset e vendimmarrjes, të cilat përfshijnë një grup të gjerë të organizatave të shoqërisë civile dhe për të rritur vëmendjen e medias në këtë temë, me përfitime për shoqërinë në përgjithësi.

Veprimi ka filluar zyrtarisht në shkurt të vitit 2016 dhe ka një kohëzgjatje prej 36 muajsh. Ajo përfshin pesë organizata jo-qeveritare përgjegjëse për zbatimin e këtij veprimi në pesë vendet përfituese; domethënë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. WWF Adria nga Kroacia do të ketë rol këshillues në projekt.

Objektiva

Objektivi specifik – deri në fund të Veprimit shoqatat e shoqërisë civile në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi dhe Turqi janë angazhuar si aktorë të barabartë me autoritetet Publike dhe kompanitë Profesionale në proceset kombëtare të rishikimit të legjislacionit dhe vendimmarrjes në Vlerësimet Strategjike Mjedisore (VSM) dhe Vlerësimet e Ndikimit në Mjedis (VNM) përmes rritjes së ndërveprimit të medias.

Arritja e këtij objektivi do të realizohet me zbatimin me sukses të katër rezultateve të pritshme që synojnë:

1.         Ngritjen e kapaciteteve

2.         Përmirësimin e legjislacionit

3.         Pjesëmarrje aktive

4.         Rritje e ndërgjegjësimit

Grupet e synuara:

  • Organizata të shoqërisë civile nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia
  • Autoritetet Publike përgjegjëse për VSM dhe VNM
  • Kompani profesionale të certifikuara për përgatitjen e VNM/VSM. 
  • Media – një kryqëzim i mediave lokale dhe atyre qendrore nga secili nga pesë shtetet që mbulojnë çështje të tilla si çështje mjedisore, zhvillimi ekonomik dhe vendimmarrja transparente.
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: