Shkencëtarët e gjeneratës tjetër...
PK Bredhi i Hotovës-Dangëlli, 22 Prill 2017 - INCA në bashkëpunim me AdRZM Gjirokastër dhe klasat e 9-ta të shkollës 9-vjeçare "Meleq Gostnishti" Përmet, me rastin e Ditës së Tokës, organizuan aktivitete edukuese ndërgjegjësuese në Parkun Kombëtar "Bredhi i Hotovës-Dangëlli".
Këto aktivitete i bashkohen mesazhit ndërkombëtar të fushatës "Shkencëtarët e gjeneratës tjetër" që u quajt edhe aktiviteti i cili u organizua mbi parimin e përqasjes së shkencës me komunitetin. Nxënësit sëbashku me përfaqësuesit e AdRZM-Gjirokastër morën pjesë aktive në identifikimin e metodave bazë të monitorimit të biodiversitetit në park dhe u njohën me fakte shkencore rreth vlerave të parkut. Brezi i ri duhet të jetë një qytetar i ndërgjegjshëm për rëndësinë e parimeve të qëndrueshmërisë dhe duhet të jetë i gatshëm të ndërmarrë veprime dhe për të qënë zëri ndryshimit. Të gjithë duhet të kemi njohuri të mjaftueshme për të frymëzuar veprime kolektive në mbrojtje të mjedisit.
Arsimimi është çelësi i avokimit dhe avokimi është çelësi i ndryshimit