21 Maji, Dita Europiane e Rrjetit Natura2000
21 Maji është Dita Evropiane e Rrjetit Natura2000. Me festimin e kësaj Dite, synohet që të gjithë qytetarët evropianë të zbulojnë pasurinë mahnitëse të natyrës, ku ajo dhe njerëzit shkojnë dorë për dore si dhe kërkohet që Ditën Evropiane të Rrjetit Natura2000 të kthehet në ditën në të cilën të gjithë ne do të bëjmë një gjest të mirë (simbolik apo real) për vendet tona natyrore.
Nën këtë premisë, qëllimi është që çdo person, organizatë ose institucion të bëjë një gjest të vetëdijes shoqërore në favor të ruajtjes së ekosistemit natyror dhe zogjve që banojnë në të.Eshtë vendosur pikërisht 21 Maji sepsen në 21 maj 1992 u miratua Direktiva e Habitateve. Kjo direktivë dhe Direktiva e Zogjve (miratuar në vitin 1979) janë baza e Rrjetit Natura2000 dhe lejojnë mbrojtjen e zonave të këtij rrjeti.
Që në vitin 2010 INCA në bashkëpunim të ngushtë me WWF për Mesdheun (WWF MedPO) ka mbështetur zhvillimin e Rrjetit Natura2000 në Shqipëri nëpërmjet projektit “Mbrojtja e biodiversitetit – fuqizimi i rolit të OJF-ve për promovimin e Rrjetit Natura2000”.