Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

OMSHC-të Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës

OMSHC-të Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës

Përmet, 21 Prill 2017 – INCA në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”, mbështetur prej programit ACHIEVE, organizoi në Përmet tryezën e rrumbullakët me përfaqësues të pushtetit vendor përgjegjës për menaxhimin e burimeve natyrore, AdRZM-Gjirokastër, Organizata Mjedisore të Shoqërisë Civile lokale etj, për të ndarë rezultatet e investigimit dhe zbatimin në praktikë të legjislacionit për ruajtjen e natyrës në Shqipëri, me fokus  Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës”.

Kjo iniciative është ndërrmarë nga OMSHC lokale dhe kombëtare. Procesi si fillim ka nisur me rritjen e kapaciteteve të organizatave përfaqësuese mbi legjislacionin ekzistues për ruajtjen e mjedisit dhe më pas puna është zhvendosur në terren me zhvillimin e monitorimve sporadike dhe intervistave në institucionet, puna e të cilave lidhet me menaxhimin e burimeve natyrore. Të dhënat janë grumbulluar dhe përpunuar në një vlerësim/raport i cili analizon performancën e legjislacionit ekzistues për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri, nga pikëvështrimi i OMSHC-ve.

Qëllimi i kësaj tavoline të rrumbullaket ishtë ndarja e gjetjeve me OMSHC lokale pjesëmarrëse dhe njëkohësisht institucionet përgjegjëse për menaxhimin e burimeve natyrore, por edhe dhënia e një modeli për OMSHC lokale mbi rolin e tyre në vazhdimin e këtij procesi në të ardhmen. 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: