Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Riverwalk 2016

Riverwalk 2016

20  te rinj filluan aktivitetin lumenjtë me të egër ende- Riverwalk 2016!

 

Projekti Riverwalk filloi sot në Shkodër me qëllimin e mbrojtjes së lumenjve të egër Evropian dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Shkodër, 19 Korrik 2016 - “Riverwalk” është një eksperiencë që ndryshon fuqishëm jetën e të rinjve (mosha 15-30 vjeç) të cilët dëshirojnë të zbulojnë dhe mbrojnë lumenjtë e egër dhe të kenë një eksperiencë intensive kulturore, por është njëkohësisht një projekt që sjell një mesazh të qartë: megjithëse është e nevojshme energjia e rinovueshme, ajo nuk mund te vijë me çfarëdo kostoje.

Nisur nga numri i pakësuar i lumenjve të egër që rrjedhin të lirë në Evropë, është e rëndësishme të mbrohen ato që kanë mbetur të paprekur dhe ekologjikisht të rëndësishëm. Me mbi 2000 hidrocentraleve të reja të planifikuar në rajonin e Ballkanit, shumë prej tyre në zonat e mbrojtura natyrore, paraqitet një mundësi e madhe për të nxitur për një qasje më strategjike dhe për të promovuar mundësitë për bizneset e qëndrueshëm dhe  më shumë eko-miqësore.

Objektivat e Riverwalk janë të zhvillojnë lidhje personale të pjesëmarrësve ndaj natyrës dhe lumenjve të egër që rrjedhin, të eksplorojnë tematikat e energjive të rinovueshme, të ruajtjes së natyrës, të qëndrueshmërisë dhe eko-turizmit, si dhe zhvillimin e kompetencave të tilla si lidershipi, ndërtimin e ekipit, menaxhimin e projekteve dhe qytetarisë aktive. Po aq e rëndësishme është që pjesëmarrësit të mësojnë se si të jetojnë dhe të punojnë së bashku me të rinjtë me prejardhje të ndryshme, zgjidhjen e konflikteve në mënyrë produktive, dhe bashkë-krijojnë një atmosferë mbështetëse, pjesëmarrje, mendje të hapur,komunikuese dhe kështu të përmirësojnë mirëkuptimin ndërkulturor.

Riverwalk 2016 do të sjellë së bashku 20 të rinj nga Shqipëria, Italia, Sllovenia dhe Austria të marshojnë për dy javë përgjatë disa lumenjve dhe të eksplorojnë mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm në të dyja Parqet Kombëtare Natyrore të Thethit dhe Valbonës në Shqipëri.

Por pse jemi fokusuar në lumenjtë e egër? 

Sepse lumenjtë e egër janë si speciet e rrezikuara!  10% është përqindja e lumenjve që rrjedhin të lirë, të mbetur në Alpe. Të gjithë të tjerët janë të drejtuar, të ndarë me diga, të degraduar, etj. Kjo është arsyeja pse grupi po marshon: të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen  lumenjve të mbetur në gjendje natyrale. Energjia e rinovueshme është e rëndësishme, por kursimi i saj është edhe më i rëndësishëm. Ne mund të vazhdojmë të ndërtojmë dhe të ndërtojmë derisa natyra e egër mund të shihet vetëm në fotografi.

Nisur nga e gjithë kjo panoramë, WWF dhe shumë partnerë të tjerë lokal dhe rajonal janë aktivizuar të mbrojnë lumenjtë e fundit të Evropës dhe Ballkanit.

Riverwalk, i cili synon  të rinjtë e motivuar (15-30 vjeç),  synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e lumenjve që rrjedhin të lirë, të zhvillojë aftësitë drejtuese të pjesëmarrësve, të zgjerojë rrjetin ndërkombëtar të drejtuesve të rinj mjedisor dhe të formojë lidhjen personale me sistemet ujore unike dhe të rrezikuara.

Riverwalk 2016 veçanërisht synon të drejtojë mbrojtjen e lumenjve të egër të Ballkanit, të ndërtojë një rrjet më të fortë të të rinjve dhe organizatave të angazhuara të të rinjve dhe të nxitë më shumë biznese miqësore me mjedisin në këtë zonë ekonomikisht të rrënuar.

Kjo do të realizohet përmes komunikimeve:

-       Mediave Online

-       Artikujve në median e shtypur

-       Komunikimin e drejtpërdrejt

-       Prodhimit të fotove dhe videove

-       Eventeve dhe seminareve

Ku do të ecim?

Shqipëria ka lumenj të egër dhe të mrekullueshëm dhe Parqe Kombëtare të bukur. Ndërtimi i hidrocentraleve në Parqet Natyrore nuk e plotëson këtë pamje!

Grupi i të rinjve do të marshojë përgjatë lumenjve që rrjedhin përmes Parqeve Kombëtare të Thethit dhe Valbonës të cilët ndodhen në pjesën veriore Shqipërisë dhe janë shpallur zona të mbrojtura të kategorisë së II sipas IUCN që nga 1996. E gjithë zona është pjesë e rrjetit Emerald, një rrjet ekologjik që përgatit dizenjimin e Zonave me Interes të Vecantë të Ruajtjes sipas Konventës së Bernës. 

PK i Valbonës është planifikuar të shpallet zonë e Natyra 2000 dhe ndan kufijtë e saj me Parkun Kombëtar të Malit të Zi Prokletije dhe Parkun Kombëtar të Kosovës Bjeshket e Namuna duke krijuar kështu një nga parqet më të mëdha ndërkufitare në Ballkan. Kjo zonë e mbrojtur është gjithashtu një destinacion i rëndësishëm për eko-turizmin dhe konsiderohet si një nga tre destinacionet ë tërheqës në Shqipëri për turistët e huaj.

Riverfest

Grupi do të marshojë për dy javë në të dyja Parqet Kombëtare dhe do të organizojë Rivest në dy ditë në Dragobi për 30 të rinj të tjerë shqiptar për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimin e aktiviteteve ekonomike të qëndrueshme për të siguruar që brezat e ardhshëm mund të gëzojnë bukurinë dhe rëndësinë e tyre ekologjike!

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Nathan Spees, Koordinator i Fuqizimit të Rinisë, WWF Austria

E: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

T: +43 676 83488305

Emirjeta Adhami, Eksperte e ujërave, WWF/INCA

E: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

T: +355 682062157

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: