Rehabilitohet moli në gjirin e Shën Vasilit
Gjiri i Shën Vasilit, PKD "Karaburun-Sazan", 18 Dhjetor 2015 – Në kuadër të projektit “Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare të Mesdheut- komponenti Shqipëria”, u përuruan sot punimet rehabilituese të molit në Gjirin e Shën e Vasilit në Parkun Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan” në financuar nga INCA dhe UNDP. Tashmë ky mol i ndodhur në brëndësi të PKD “Karaburun-Sazan” do ti shërbejë akoma më mirë mjeteve lundruese turistike si dhe vetë turistëve të cilët dëshirojnë të vizitojnë këtë gji të mrekullueshëm. Të pranishëm në përurim ishin Presidenti i INCA z. Genti Kromidha, Drejtori i AKZM z. Zamir Dedej, përfaqësues të UNDP, të AdZM Vlore si dhe të pranishëm të tjerë.