Festohet Dita e Verës në Parkun Kombëtar të Prespës
Goricë e Vogël, Prespë, 5 Dhjetor 2014.
Në kuadër të promovimit të Zonave të Mbrojtura dhe vlerave të tyre turistike të lidhura me natyrën dhe produktet lokale, Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës dhe organizata lokale Green&Clean, pjesë të këtij rrjeti, në bashkëpunim me institucionet lokale, organizuan më 5 Dhjetor, në fashtin Goricë të Vogël Festën e Verës.
Festimi i këtij rituali lokal tashmë është shndërruar në një festim tradicional në zonën e Prespës, e cila është realizuar dy vitet e fundit me mbeshtejen e programi SENiOR-A, financuar nga qeveria Suedeze dhe mbështetur nga REC. Kjo festë realizohet për të promovuar nëpërmjet shoqërisë civile dhe sjellë në vëmendjen e turistëve, por edhe autoriteteve, vlerat kulturore dhe mbi të gjitha natyrore që ofron kjo zonë për turizmin. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Prefekti i Qarkut Korçë, përafqësuas të REC Albania, përfaqësues të shoqërisë civile, administrata e parkut të Prespës, banorë e fermerë të zonës dhe nxënës të shkollave etj.
Festa nisi me grupet artistike dhe një ekspozitën e pikturave “Prespa ime” të realizuar me punime të nxënësve të shkollave në ambintet e jashtme të godinës së Parkut Kombëtar Prespë. Pika me e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte konkursi i verës dhe painri me prodhimet e zonës. Vera e re e prodhuar nga prodhuesit e zonës dhe zonave përreth, u nxorr nga fuçitë dhe u vlerësua nga një juri prej 7 vetash (me antarë nga shoqëria civile, pushteti vendor, përfaqësues të komunitetit dhe administratës së parkut). Në fund për fituesit e tre vendeve të para ndanë edhe çmime simbolike.