Prezantohen Planet e Turizmit dhe Biznesit
Parku Kombëtar Llogora, 18 Dhjetor 2015 – Në kuadër të projektit “Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare të Mesdheut- komponenti Shqipëria”, INCA në bashkëpunim me AKZM, UNDP dhe AdZM Vlorë organizuan një seminar për prezantimin e Planit të Turizmit dhe atij të Biznesit për Parkun Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan”. Të pranishëm në takim përveç grupeve të interesit ishin edhe Presidenti i INCA z. Genti Kromidha, Drejtori i AKZM z. Zamir Dedej, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, të AdZM Vlorë, të pushtetit vendor, të shoqërisë civile, etj.