Ishulli i Sazanit, një zonë e re e mbrojtur në Shqipëri?
Vlorë, 17-19 Shtator 2014.
Në kuadër të zhvillimit të planit të menaxhimit të Parkut Detar Karaburun-Sazan dhe atij të Ishullit të Sazanit, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) së bashku me Zyrën e WWF, Programit për Mesëdheun (WWF MedPO) dhe Conservatoire du Littoral (CdL), si dhe në bashëpunim me Ministrinë e Mjedisit, organizuan 2 takime të njëpasnjëshme: workshopin 2 ditor “Zhvillimi i zonimit të propozuar”, i cili u vijua me workshopin një ditor “Ishulli i Sazanit, një zonë e re e mbrojtur? Një plan Menaxhimi për Ishullin e Sazanit”. Përveç objektivave të ndryshme që kishin të dy takimet, të dy u zhvilluan për të njëtjën çështje, zhvillimin e planit të parë të menaxhimit për Parkun Detar Karaburun-Sazan dhe atij të Isullit të Sazanit. Plani i menaxhimt është një instrument i rëndësishëm për zhvillimin e mekanizmave drejt zhvillimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, por njëkohësisht edhe të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të zonës përreth.
Të dy workshopet kishin për qëllim rritjen e kapacitetve në stafin e institucioneve përgjegjëse, autoriteteve lokale, menaxherëve të Zonave të Mbrojtuta, OJQ etj, duke i ndihmuar me të gjithë mekanizmat për përmirësimin e menaxhimit ekzistues të Zonave të Mbrojtura Detare dhe Bregdetare, dhe të asistojnë në zhvillimin e Planeve të Menaxhimit në proces.