Trashëgimia natyrore, një përparësi për zhvillimin e turizmit
Gjirokastër 26-28/09/2014
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Shoqata Mjedisore “Çajupi”- Gjirokastër, pjesë të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës që mbështetet nga Projekti SENiOR-A (Qëndra Rajonale e Mjedisit–REC Albania), morën pjesë në Panairin e 8 të Kombëtar të Trashëgimise dhe Artizanatit “Gjirokastra 2014”.
Intergrimi i zonës së Gjirokastrës në ekonomine rajonale me një vlerësim maksimal të resurseve dhe një menaxhim të qëndrushëm të tyre, nxjerr domosdoshmëri mbrojtjen dhe evidentimin e zonave me vlera natyrore të këtyre trevave si sipërfaqe me vlera të veçanta të peisazhit e të biodivesitetit, por që mbartin edhe vlera kulturore, historike, arkeologjike e të trashëgimisë kulturore. Kjo do të jetë motoja dhe qëllimi i pjesmarrjes sonë në këtë aktivitet.
Për këtë arsye dhe në kuadër të këtij eventi, ishte prezent edhe një post në panair për promovimin e vlerave natyrore të zonës dhe jo vetëm si dhe u organizua një tryezë me titull “Trashëgimia natyrore, një përparësi për zhvillimin e turizmit në zonën e Gjirokastrës” në daten 28 Shtator në ambjentet e Vilës Babameto. Në këtë tryezë u promovua biodiversiteti dhe zonat e mbrojtura si trashëgimi natyrore me vlerë për zhvillimin e zonës si dhe vlerat natyrore dhe kulturore të zonës së Përmetit dhe bashkëpunimi ndërkufitar Shqipëri-Greqi. Një vend të veçantë zuri edhe Viroi, një oaz natyror për qytetin e Gjirokastrës