Inventari për sistemin e monitorimit të faunës së egër
Përfundoi trajnimi mbi Inventarin për sistemin e monitorimit të faunës së egër me rangers-at e 12 AdRZM-ve të vendit.
Ky sistem synohet të krijohet për regjistrimin dhe monitorimin e faunës së egër dhe do të jetë dokumenti kryesor që shërben për mbrojtjen dhe menxhimin e qëndrueshëm të biodiversitetit dhe komponentëve të tij si dhe për menaxhimin e aktivitetit të gjuetisë.
Qëllimi kryesor i këtyre aktivtetve ishte të sigurojë informacionin e duhur përmes monitorimit, lidhur me tendencat në popullatat e faunës së egër si dhe mbi trysninë dhe kërcënimet në mënyrë që të përmirësohet menaxhimi i ruatjes dhe vendimarrja ndaj saj. Ekspertiza u fokusua në identifikimin e nevojane për ngritjen e kapaciteteve institucionale të stafeve në proçesin e monitorimit të faunës si në teori ashtu edhe në praktikën monitoruese në terren. Në zbatimin e këtyre aktiviteteve një rol i rëndësishëm po i jepet rojeve mjedisore (rangers-ave) dhe pëfshirjes së tyre gjatë gjithë proçesit.
Gjatë trajtnimit rangers-at u njohën me proçesin e monitorimit, parimet dhe detyrimet e sistemit të monitorimit të faunës së egër (SiMF), ngritjen e patrullave dhe detyrat monitoruese të tyre, monitorimni e jetës së egër, monitorimin e kafshëve të egra të ngordhura, përdorimin i Sistemi Global të Pozicionimit (Global Positioning System-GPS), aktivitetet e jashtëligjshme, prezantimi me NATURA 2000 etj.
Ata u njohën me mënyrën e plotësimit të formularët dhe formatet e nevojshëme të hartuar në përputhje me kërkesat e Direktivës Evropiane në shërbim të proçesit të monitorimit, por edhe se si do të kryhen patrullimet dhe mënyrat e raportimi.
Në trajnim morën pjesë rangers-at e 12 AdRZM-ve si dhe ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të fushës.