INCA i bashkohet thirrjes për njohjen e të drejtave të oqeaneve
ORGANIZATAT BOTËRORE I BËJNË THIRRJE KOMBEVE TË BASHKUARA PËR NJOHJEN DHE MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË OQEANEVE
Qëndra e të drejtës së Tokës (Earth Law Center, ELC), një lider botëror në lëvizjen “Të drejtat e natyrës”, ka krijuar një iniciativë për të nxitur anëtarët e konferencës së oqeanit të OKB-së për të përfshirë njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të oqeaneve si një qasje të nevojshme për të arritur objektivin e zhvillimit të qendrueshëm No.14: Konservimi dhe përdorimi i qëndrueshëm i oqeaneve, deteve dhe burimeve detare për zhvillim të qëndrueshëm.